Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në Greqi, ku Shqipëria ka kontribuar me zjarrfikës dhe mjete.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka postuar një video, krahas së cilës shkruan se efektivët shqiptarë në Greqi janë tërësisht të angazhuar për të shuar flakët në zonën e Aleksandropulit.
“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë”,-shkruan Rama.
Kujtojmë se fillimisht Greqia nuk e pranoi ndihmën e Shqipërisë, por pak më vonë lejoi që të shkonin për ndihmë edhe trupat e vendit tonë.