Kryesore

Zjarret masive, Meta thirrje institucioneve: Koordinohuni në kohë


               Publikuar në : 13:32 - 23/08/19 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përhapjes masive të zjarreve në disa qarqe, si ne Gjirokastër dhe Lezhë.

Në reagimin e tij, presidenti i bën thirrje të gjithave institucioneve kompetente që të koordinohen në kohë dhe të marrin masat e nevojshme për të vënë nën kontroll zjarret.

Meta shprehet se përpos mbrojtjes së mjedisit, ajo çfarë është më e rëndësishme është mbrojtja e jetëve të qytetarëve.

Reagimi i Metës

Presidenti i Republikës Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.

Presidenti Meta inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.

Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve./ Opinion.al E.Xh.

Pas