Kalifornia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve të rëna dhe që po vazhdojnë të përhapen me shpejtësi pranë Parkut Kombëtar Yosemite.
Zjarri është ndezur që pasditen e së premtes duke djegur deri në mëngjes një sipërfaqe të konsiderueshme pylli. Deri më tani raportohet se zjarrëfikset nuk kanë mundur ta vënë në kontroll flakët.
“Zjarri mbeti aktiv gjatë natës duke lëvizur drejt komuniteteve të Jerseydale, Darrah dhe Bootjack,” tha departamenti i zjarrfikësve.
Ndër të tjera ai tha se, lagështia e ulët, e cila është midis 5% dhe 10%, pritet të vështirësojë proçesin e shuarjes së zjarrit.
Ndërkohë mësohet se më shumë se 3,000 njerëz janë evakuuar dhe 10 shtëpi janë shkatërruar.
Sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni ka djegur 14,281 hektarë tokë, duke e bërë zjarrin më të madh aktiv në Shtetet e Bashkuara për momentin.
Në qarkun Mariposa është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Në një deklaratë, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom tha se flakët po “përhapen nga moti i nxehtë dhe i thatë dhe kushtet e thatësirës”.