Një zjarr ka përfshirë një banesë në Tiranë gjatë orëve të natës. Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë maternitetit “Koco Gliozheni” në Tiranë.
Sipas raportimeve të gazetarit Spartak Koka, mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, një fëmijë dhe një grua e moshuar.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Në gjendje shumë të rëndë paraqitet fëmija. Pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës është bërë e mundur nxjerrja nga banesa e fëmijës dhe transportimi drejt spitalit.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka rënë zjarri, por mësohet se flakët përfshinë banesën rreth orës 00.05./Opinion.al