Masivi me pisha tek Rana e hedhun po shkrumbohet. Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë paraditen e sotme dhe po përparon për shkak të erës. Nuk dihet ende shkaku.
Po në të njëjtën zonë turistike, në Shëngjin, plakët përpinë malin mbrëmjen e djeshme por situata atje është drejt normalizimit.
Për fikjen e vatrave të zjarrit janë angazhuar 110 forca të FA. Situata është mjaft problematike tek plazhi i njohur me emrin “Rana e hedhun”, pasi flakët po i afrohen shtëpive dhe resorteve turistike.