Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin Akërni të Vlorës, duke prekur zonën pyjore të Hidrovorit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse ku në terren po luftojnë me flakët rreth 30 punonjës.
Mësohet se nga zjarri janë shkrumbuar sipërfaqe të mdha me pyje. Ka vështirësi në lokalizimin e flakëve, pasi era i favorizon.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri të madh që përfshiu papritur pyllin.Janë evakuuar disa banorë dhe barinj të zonës.
Lajmi në përditësim….