Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në rrugën “Bego Hoxha”, në Misto Mame, në Tiranë.
Mësohet se nga flakët është përfshirë një magazinë me pajisje elektrike.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset për fikjen e zjarrit dhe shërbimet e Policisë për të dhënë ndihmën në perimetrin e sigurisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.