Një prej shtëpizave të drurit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej”. Sipas “JOQ”, e cila ka postuar edhe një video flakët dyshohet të jenë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarri ka shkaktuar panik te personat e pranishëm, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarrëfikëset kanë mbërritur në vendngjarje duke neutralizuar flakët.