Një banesë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme pranë “Qytet Studenti” në Tiranë. Zjarri i ndihmuar edhe nga era kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikesit.
Po ashtu, raportohet se zjarri rrezikon banesat e tjera si dhe konviktet përreth. Nga të dhënat bëhet me dije se zjarri ka përfshirë pjesën e poshtme të Sheshit “Demokracia”.
Ndërkohë, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale./ Opinion.al E.Xh.