Kronikë

Zjarr në pallat/ Nënë e bir hidhen nga dritarja, humb jetën 62-vjeçarja në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:20 - 16/10/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranë. Mësohet se një grua ka humbur jetën pasi është hedhur nga dritarja i katit të  tretë të pallati që ishte përfshirë nga zjarri.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55 të mëngjesit të së shtunës. Gruaja, e identifikuar si Hava Osmenaj, rreth 62 vjeçe, e cila u hodh nga dritarja për t’iu shpëtuar flakëve, humbi jetën në spital pasi kishte pësuar dëmtime të mëdha nga rënia.

Po ashtu nga dritarja është hedhur dhe djali i saj Klodian Osmenaj, 36 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Po ashtu thuhet se të lënduar kanë mbetur dhe persona të tjerë./ Opinion.al

Pas