Një ofiçinë është përfshirë nga flakët në mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Vorë.
Mësohet se shkaktar për këtë janë bërë punimet në këtë ofiçinë, pra saldimet dhe për pasojë është djegur plotësisht një makinë dhe disa të tjera janë dëmtuar.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka mbetur asnjë person i lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.