Bota

Zjarr në një spital COVID në Turqi, 8 të vdekur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:10 - 19/12/20 |
Doriana Çepunaj

Tetë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e shpërthimit të një zjarri në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali COVID në Turqi.

Lajmin u bë i ditur nga zyra e guvernatorit të provincës juglindore, Gaziantep, raporton Ruters.

Zjarri u shkaktua nga shpërthimi i një aparati respirator, ndërsa 11 pacientët e tjerë të shtruar në pavion u transferuan në spitalet aty pranë.

Zjarrfikësit dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që nisën edhe hetimet. Viktimat ishin të moshës midis 56 dhe 85 vjeç.

Turqia ka regjistruar deri më tani  1,982,090 raste me COVID-19 dhe 17,610 viktima./Opinion.al

Pas