Bota

Zjarr në një spital Covid në Rumani, të paktën 7 persona të vdekur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:48 - 01/10/21 |
Opi Nion

Shtatë persona ndërruan jetë të Premten pasi një zjarr shpërtheu në një njësi të kujdesit intensiv që trajtonte pacientët me COVID-19 në Rumani.

Një ngjarje e tillë ndodh për të tretën herë në spitalet Covid në Rumani në më pak se një vit.

Pamjet video treguan pacientë që hidheshin nga dritaret nga nivelet më të ulëta të spitalit dhe zjarrfikës që transportonin njerëz.

Njësia e reagimit emergjent të vendit kishte thënë fillimisht se nëntë persona kishin vdekur, por Ministri i Transportit Lucian Bode më vonë tha se kishte pasur një keq komunikim midis zjarrfikësve dhe stafit të spitalit.

Zjarrfikësit shuan zjarrin në spitalin në qytetin lindor të Konstancës rreth orës 07:55, duke sjellë ekipe shtesë nga qarqet aty pranë./Opinion.al

Pas