Bota

Zjarr në një kishë në Egjipt, pamje të rënda. Të paktën 41 viktima



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:31 - 14/08/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Egjipt. Të paktën 41 persona u vranë dhe të paktën 14 u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në një kishë në lagjen Imbaba të Gizës në Kajro.

Po ashtu të paktën dy oficerë dhe tre anëtarë të shërbimit të mbrojtjes civile u plagosën në përpjekje për të fikur zjarrin në kishën Abu Sefein, njoftoi Ministria e Brendshme e Egjiptit në një postim në Facebook.

Deklarata shtoi se zjarri filloi rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale dhe u shkaktua nga një lidhje e shkurtër elektrike në katin e dytë të kishës.

Shumica e vdekjeve dhe lëndimeve u shkaktuan nga tymi brenda klasave të kishës, tha ministria e brendshme.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe Ministrinë e Shëndetësisë”, tha kreu i Kishës Kopte, Papa Taëadros II.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah El Sisi ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e zjarrit në kishën Abu Sefein.

“Ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave të pafajshme që ndodheshin në anën e Zotit në një nga shtëpitë e adhurimit,” tha El Sisi.

Presidenti egjiptian tha se po ndjek nga afër zhvillimet e “aksidentit tragjik” dhe se ai ka urdhëruar agjencitë dhe institucionet shtetërore që të marrin masat e nevojshme dhe për të ofruar kujdes për të lënduarit./Opinion.al

Pas