Një 80-vjeçare ka ndërruar jetë paraditen e sotme në Tiranë si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e saj.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në rrugën “Celo Sinani”,ndërsa dyshohet se e moshuara me inicialet V.M ndërroi jetë si pasojë e asfiksisë.
“Më datë 22.09.2022, në rrugën “Celo Sinani”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M. L. Si pasojë e përhapjes së flakëve, ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë shtetasja V. M., 80 vjeçe.”, njofton policia.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al