Një banesë në lagjen “Kadri Qystri” në Fier është përfshirë nga flakët e zjarrit ditën e djeshme. Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.
“Sapo janë njoftuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ndërhyrja e menjëhershme dhe profesionale e tyre ka mundësuar evakuimin e nënës së shtetases E. M., shtetases Rr. M., 78 vjeçe, e cila ishte në pamundësi për të levizur (e paralizuar) dhe në momentin e zjarrit, vetëm në banesë. 78-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia.
Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore, shkakun e zjarrit.