Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, era përhap flakët drejt zonave të banuara


               Publikuar në : 17:25 - 22/08/19 |
Al Do

Kodrat e fshatit Hekal të Mallakastrës janë përfshirë nga një zjarr masiv pasditen e sotme.

Sipërfaqja e përfshirë nga flakët është e mbjellë kryesisht me ullinj. Zjarrfikësit e Ballshit po bëjnë përpjekje për të izoluar vatrën e zjarrit me qëllim që flakët të mos përhapen në zonën e banuar të fshatit.

Era e fortë po ndihmon zjarrin që të përhapet më tej, gjithashtu edhe terreni i vështirë ka bërë që të kërkohet ndihmë nga zjarrfikësit e Patosit dhe Uzinës së Naftës në Ballsh. /Opinion.al

Pas