Një zjarr i fuqishëm ka rënë në majën e Shën Dëllisë, në kufirin midis Bashkisë Tepelenë dhe Bashkisë Memaliaj.
Zjarri ka rënë në kullotë, ku janë djegur sipërfaqe të mëdha me bar e shkurre.
Raportohet se zjarri paraqet rrezikshmëri, pasi në zonë gjenden predha të Luftës së Dytë Botërore dhe është thuajse e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve, pasi terreni është tepër i thyer malor, si dhe shumë larg zonës së banuar.
Nga informacionet e para mësohet se deri më tani kanë plasur disa predha./Opinion.al