Aktualitet

Zjarr në Krujë, rrezikohet linja e tensionit Shqipëri-Kroaci


               Publikuar në : 17:17 - 25/08/19 |
Opi Nion

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë ditën e sotme zonën e Krastës në Krujë. Mësohet se zjarri përfshirë një zonë me pisha, pranë një fabrike të vjetër të çimentos.

Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të temperaturave të larta të cilat janë regjistruar ditën e sotme në vendin tonë. Bëhet me dije se zjarri mësohet se rrezikon linjën e tensionit të lartë Shqipëri – Kroaci.

Deri më tani ende nuk ka informacion nëse zjarrfikëset kanë shkuar në zonën e përfshirë nga zjarri.

Shqipëria është përfshirë nga disa vatra zjarri ditët e fundit, ku më problematike ishin ata në Fier dhe në Lezhë./ Opinion.al E.Xh.

Pas