Zjarri në katin e pestë të një pallati në Tiranë, mëngjesin e kësaj të shtune ka tronditur banorët.
Ngjarja ndodhi në banesat sociale në Shkozë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit, të cilët po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa kanë nisur hetimet./ Opinion.al