Janë rikthyer vatrat e zjarrit në qarkun e Gjirokastrës. Mësohet se në fshatin Shtëpëz, paraqitet një situatë e rënduar ku kërkohet ndërhyrje emergjente nga ajri.
Po ashtu thuhet se zjarri ka nisur më herët pranë zonës së ujit të ftohtë Tepelenë, ndërsa era e fortë e ka përhapur me shpejtësi.Mësohet se 30 forca zjarrfikëse dhe ato të Forcave të Armatosura ndodhen në terren.