Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë ditën e sotme në zonën e Fushë-Milot.
I favorizuar nga era e fortë, zjarri rrezikoi disa banesa, por falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve zjarrfikës të Kurbinit, të ndihmuar edhe nga Lezha bënë të mundur parandalimin dhe rrezikun e banesave.
Zjarri ka shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj si dhe pemëtari të ndryshme në zonë.
Ai vijon të jetë ende aktiv, por terreni i vështirë në zallin e lumit Mat e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.