Një sipërfaqe me pemë frutorë dhe shkurre është përfshirë nga zjarri në afërsi të fshatit Halil të Fushë-Krujës.
Mësohet se deri më tani zjarri ka djegur rreth 10 hektarë tokë, pasi favorizohet edhe nga era. Në afërsi të vatrës ndodhen edhe disa banesa që rrezikohen nga flakët.
Forcat zjarrfikëse të Krujës po mundohen të lokalizojnë flakët për të evituar që t’u afrohen më tej banesave./ Opinion.al