Aktualitet

Zjarr në ashensorin e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:35 - 13/08/21 |
Opi Nion

Një ashensor ka marrë flakë ditën e sotme në një pallat në dalje të kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, tek kthesa e Kamzës, për shkak të një shkëndije elektrike.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse ka bërë menjëherë evakuimin e banorëve dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas