Një ashensor ka marrë flakë ditën e sotme në një pallat në dalje të kryeqytetit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, tek kthesa e Kamzës, për shkak të një shkëndije elektrike.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse ka bërë menjëherë evakuimin e banorëve dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.