Emergjencë në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait.
Një aeroplan i Emirateve të bashkuara ka marrë zjarr pasi u ul duke u përplasur për shkak të dështimit mekanik.
Fotografitë treguan shtëllunga tymi të zi në ajër që dilnin nga avioni të mërkurën pasdite, shkruan ‘The Independent’.
Një zëdhënës për zyrën e medias në Dubai, tha se fluturimi “EK521” vinte nga India, kur u ul duke u përplasur.
“Të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk janë raportuar viktima deri më tani,”-pohoi zëdhënësi.