Një zjarr ka shpërthyer në një zonë moçalore në fshatin Rrilë të Lezhës, duke rrezikuar përhapje të mëtejshme për shkak të erës së fortë.
Siç raportohet, forcat zjarrfikëse janë në terren dhe po bëjnë maksimumin për të vënë situatën nën kontroll, por kushtet atmosferike po i bëjnë operacionet më të vështira.
Deri tani, mësohet se nuk ka dëme në banesa apo rrezik për banorët. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të denoncojnë për çdo vatër të re zjarri.