Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Orosh të Mirditës. Zjarri ka nisur prej ditës së djeshme dhe vijon me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme.
Sipas TV Klan, në terren ndodhen 6 mjete zjarrfikëse, 30 forca të ushtrisë, punonjës të Bashkisë Mirditë të Pyjores etj.
Terreni i vështirë malor e vështirëson ndërhyrjen, si dhe era e fortë po favorizon përhapjen e mëtejshme të flakëve. Deri më tani nuk ka ndërhyrje nga ajri.