Një vendgrumbullim mbeturinash, i rrethuar me shkurre në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes së sotme. Mësohet se zjarri është i përmasave të mëdha dhe është vendosur nga fëmijët teksa luanin në zonë.
Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve dhe mosavancimin drejt banesave që gjendjen aty pranë.