Një zjarr i madh ka rënë në një servis makinash në Fushë – Prezë të Tiranës, ku duket se situata është alarmante. Mësohet se shkak janë bërë djegia e një grumbulli të madh gomash . Forca të shumta zjarrëfikësish kanë ardhur nga Tirana, Vora dhe Kruja për të asistuar në shuarjen e flakëve. Për shkak se zjarri ka përfshirë një numër të madh gomash ekziston rreziku që flakët të përhapen edhe në godinat rreth tij.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të reja lidhur me ngjarjen por policia po vijon ta ndjekë hap pas hapi.