Sport

Zinedine Zidane largohet, kush janë dy opsionet e tjera për Real Madrid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 27/05/21 |
Opi Nion

Zinedine Zidane nuk është më trajneri i Real Madrid. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi spanjoll.

“Real Madrid njofton se Zinedine ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin si trajner i klubit tonë. Tani është koha për të respektuar vendimin e tij dhe për të treguar vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në gjithë këto vite, si dhe për atë që ai përfaqëson si figurë për klubin e Real Madrid.

Zidane është një nga mitet më të mëdha të Real Madrid dhe legjendat e tij shkon përtej asaj që ai ka qenë trajner dhe lojtar i klubit tonë. Ai e di që është në zemër të Real Madrid dhe se ky klub është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, shkruhet në komunikatën e klubit spanjoll.

Për momentin janë dy opsione për Real Madridin ose Raul ose Antonio Conte./Opinion.al

Pas