Dy persona janë konfliktuar sot në qytetin e Durrësit mbi pronësinë e një kioske. Në konflikt e sipër një nga personat i ka derdhur një shishe benzinë në qafë tjetrit dhe më pas i ka vënë flakën me shkrepse.
Ngjarja e rëndë u ndalua nga Policia e Durrësit dhe i plagosuri u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se konflikti ka ndodhur në lagjen numër 6 e njohur ndryshe si ‘Pranvera’. Autori i plagosjes ka qenë një 65 vjeçar me inicialet I.R ndërsa viktima ka qenë një 67 vjeçar me inicialet K.Sh. Ky i fundit mësohet se tashmë ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Ndaj autorit të ngjarjes ka nisur procedimi penal për plagosje të rëndë me dashje. /Opinion.al