Dy të moshuar janë konfliktuar ashpër me njëri-tjetrin ditën e sotme në Peqin, ku përplasja ka degraduar deri në përdorimin e thikave.
Policia njofton se ka qenë kjo e fundit që ka parandaluar përshkallezimin e mëtejshëm të konfliktit mes fqinjve, 58-vjeçarit Osman Tabaku dhe 62-vjeçarit M.T.
Të dy jetojnë në fshatin “Karthnek”. Tabaku plagosi me thikë në qafë 62-vjeçarin.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 62-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.