Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zidane: Derbi i vështirë, por nuk është test për mua

2016/11/18 at 4:22 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zidane: Derbi i vështirë, por nuk është test për mua

Zinedine Zidane u shfaq para mediave në “Valdebebas”, në prag të takimit derbi kundër Atletico Madrid, që do të luhet të shtunën (ora 20:45). “Pas pauzës së kampionatit, lojtarët janë kthyer në formë të mirë. Disa probleme në të tilla raste mund të ndodhin, por mendoj se jemi plotësisht gati për nesër. Na pret një lojë e rëndësishme. Benzema? Karim është në listë, është me ne, është më mirë dhe i lumtur. Lëndimi i Morata? Janë gjëra që ndodhin dhe tani nuk do të fajësoj askënd. E vërteta është se jemi të mërzitur nga dëmtimi i Morata, por mund të ndodhë. Tani të gjithë duam që ai të jetë i qetë, të shërohet dhe të ribashkohet me grupin. Gjëja më e rëndësishme është që të shërohet shpejt dhe të mendojë për të nesërmen. A do të ndryshojë sistemin e lojës? Kjo do të shihet në fushën e lojës. Megjithatë, nuk do të thotë asgjë nëse luan apo jo Benzema. I dimë vështirësitë e lojës, sepse do të kemi përballë një kundërshtar shumë të mirë, por ne nuk do të ndryshojmë.

zidane3
Mund të ndryshojnë lojtarët, por ideja jonë e të luajturit jo. Çfarë mësimi më dha humbja kundër Atletico Madrid, në La Liga, sezonin e kaluar? E humbëm ndeshjen, por thjesht analizuam çfarë shkoi keq në raport me kundërshtarin. Kurrë nuk përpiqemi t’i fyejmë rivalët, ndaj nuk ka vend për hakmarrje. E dimë shumë mirë se ky derbi do të jetë shumë i vështirë për të dyja ekipet. Natyrisht, më kujtohet humbja e kampionatit të kaluar. Humbja gjithmonë dhemb, por nuk jam duke menduar për atë ndeshje. Mendoj sesi nesër të bëjmë një lojë të mirë dhe të japim maksimumin për të fituar. Ne duam të vazhdojmë linjën tonë, jemi duke bërë mirë, por nuk kemi fituar asgjë. Ky është një derbi, një ndeshje shumë e bukur për të gjithë. Unë dua të jetë një ndeshje e mirë për të dyja palët. Sergio Ramos? Kur e takova atë për herë të parë, kishte më shumë flokë. Edhe unë, gjithashtu. Ai është kapiteni ynë, është një gëzim për ta parë të rikthehet me skuadrën. Është shumë e rëndësishme prania e tij, brenda dhe jashtë grupit. Ai është një lojtar i madh dhe një njeri i madh.

zidane2

Real Madrid nuk fiton në “Calderon” që prej vitit 2013? Ky nuk është një test për mua. Kjo është një ndeshje kampionati, ku shanset e suksesit janë 50 me 50. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi ndërtuar si skuadër për gjëra të vështira. A më frikëson “Calderon”? Është një stadium shumë i bukur, me një tifozëri të madhe. Por, Real Madrid është mësuar të luajë dhe fitojë aty. Ankthi për Ronaldon? Ai është mirë, ka shumë energji dhe e karikon grupin. Unë dua të jetë gjithmonë kështu. Atletico Madrid? Eshtë një ekip, që merr më të mirën çdo vit, gjithmonë duke u përmirësuar. Ai ka një trajner shumë të mire, që ka ndryshuar shumë skuadrën, prej kohës kur ka mbërritur. Gjithmonë, kur flasin për Atletiko Madridin, thonë se mbrohet mirë. Unë mendoj se kjo skuadër është shumë më tepër se kaq.

zidane1

A do të jetë një lojë e hapur? Tani për tani nuk di asgjë, nuk mund të përgjigjem. Unë nuk jam një magjistar. Kemi për të luajtur nesër dhe të shohim. Ne duam të shohim një lojë të mirë futbolli, asgjë më shumë. Nesër do të shihni se çfarë do të ndodhë. Griezmann? Për mua është mirë të jetë i gatshëm për të luajtur nesër. Kurrë nuk do të doja që një lojtar të lëndohet nga ekipi kundërshtar. Ai është një lojtar i rëndësishëm për Atletico Madrid dhe jam i lumtur për të. Është e vërtetë që duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj Griezmann, por jo vetëm me atë.”

Ju sugjerojmë

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Para
Foto/ Lori Hoxha në momente romantike, e rrethuar nga lule dhe shampanjë

Foto/ Lori Hoxha tregon me shaka: Kështu dua të vdes...

Varësja rreth qafës; ja çfarë nënkuptimi të ulët ka ajo

Varësja rreth qafës; ja çfarë nënkuptimi të ulët ka ajo

Video/ Aksident i rëndë në Fier, dëshmitari: Shoh njerëz të shtrirë në rrugë

Video/ Aksident i rëndë në Fier, dëshmitari: Shoh njerëz të shtrirë në rrugë

TE FUNDIT

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
7 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com