Kanë nisur sot në mëngjes homazhet për rivarrimin e Mid’hat Frashërit, personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe.
Homazhet bëhen në Akademinë e Shkencave deri në 11:30, ndërsa eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, rreth orës 12:00.
Eshtrat e Mid’hat Frashërit vijnë në tokën mëmë pikërisht në 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke vënë në vend amanetin e tij që të prehej në paqe në Shqipëri, 69 vite pas vdekjes në SHBA.
Ai është nipi i Frashëllinjve, Naimit dhe Samiut, djali i Abdyl Frashërit.