Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhvillimi i Qëndrueshëm në Shqipëri/Vodafone Albania krah OKB-së

2021/12/10 at 10:29 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhvillimi i Qëndrueshëm në Shqipëri/Vodafone Albania krah OKB-së

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney, dhe drejtuesja e Vodafone Albania, Katia Stathaki, firmosën sot dokumentin e bashkëpunimit për të mbështetur realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri.


Emërtuar si “Letër e Synimit”, ky dokument projekton një bashkëpunim strategjik, duke vendosur në fokaus disa nga çështjet më urgjente që kërkojnë zgjidhje në rang global, që nga varfëria, te mbrojtja e mjedisit, shëndetësia, klima dhe dhuna me bazë gjinore.

Kombet e Bashkuara në Shqipëri punojnë me Qeverinë e Shqipërisë dhe me të gjithë partnerët e zhvillimit, përfshirë sektorin privat, për të maksimalizuar mbështetjen dhe përshpejtuar realizimin e angazhimeve të Shqipërisëtë 17 Objektivave Globalë, që njihen si Sustainable Development Goals (SDGs).

Në fjalën e saj, kreu i OKB-së në Shqipëri,Fiona McCluney,nënvizoi rolin e rëndësishëm që ka bashkëpunimi me sektorin privat, posaçërisht në kontekstin e një situate sfiduese shkaktuar nga pandemia: “Jetojmë në kohë të jashtëzakonshme dhe pandemia Covid-19 po na mëson se sfidat globale mund të trajtohen dhe kapërcehen vetëm përmes veprimeve të koordinuara. Biznesi është një partner jetik i OKB-së në arritjen e 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të cilat në mënyrë eksplicite thërrasin dhe paraqesin një mundësi për sektorin privat që të aplikojë kreativitetin, inovacionin dhe financimin e tij për të adresuar sfidat më të mëdha të zhvillimit të qëndrueshëm”, tha ajo.

Drejtuesja e Vodafone Albania, Katia Stathaki, u shpreh optimiste për rolin që teknologjia mund të luajë në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe në luftën kundër problemeve madhore me të cilat bota, përfshirë Shqipërinë, përballet sot: “Në emër të Vodafone Albania, shpreh krenarinë time që po nënshkruajmëkëtë marrëveshje me Kombet e Bashkuaranë Shqipëri. Teknologjia mund të ndihmojë në reduktimin e pabarazive duke ofruar aksesin në shërbime bazike, si e-shëndeti apo arsimi online. Mund të përdoret gjithashtu nga qeveria për të ndërlidhur qytetarët nëpërmjet mjeteve qeveritare online dhe për të përmirësuar angazhimin e palëve e grupeve të interesit dhe menaxhimin e informacionit. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje që po firmosim sot, ne vërtet besojmë se teknologjia e Vodafone mund të vihet në dispozicion të qytetarëve shqiptarë për të arritur të gjithë së bashku Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës 2030 të Kombeve të Bashkuara.”

Ky angazhim i Vodafone Albania vjen në vazhdën e investimeve të vazhdueshme që kompania ka bërë, përmes fushatave dhe nismave me karakter e impakt social, që nga mjedisi, tek ekonomia dhe dhuna ndaj grave.. Vodafone është ndër të paktat korporata në nivel global që shfrytëzon 100% burime energjie të rinovueshme dhe po përpiqet ta fusë këtë frymë edhe të partnerët e saj. Vodafone Albania ka ndërmarrë gjithashtu nisma si futja para 3 vitesh e STEM në sistemin publik arsimor, nismë që ndihmon në edukimin digjital në një moshë të hershme. Gjatë pandemisë, nëpërmjet Fondacionit të saj, Vodafone Albania investoi mbi 1 milionë euro për t’u siguruar akses në internet dhe pajisje 15,000 fëmijëve, për t’i ndihmuar të vazhdojnë arsimin online dhe të mos mbeten pas. Por nuk ka munguar kontributi as në çështje shumë aktuale si dhuna ndaj vajzave e grave, përmes një aplikacioni dhe fushatave në ndihmë të dhunës më bazë gjinorë, si #HidhNjeHapp.

Përmes firmosjes së këtij memorandumi, Vodafone Albania angazhohet të ofrojë teknologjinë dhe produktet e saj IoT (Interneti i Sendeve) për t’i ardhur në ndihmë agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe shërbimeve qeveritare.

Vodafone Albania ka rrjetin më cilësor dhe më të shpejt, për të cilin ka fituar edhe çmime e certifikime ndërkombëtare dhe ky rrjet mund të kontribuojë që Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të arrihen më shpejt.

Etiketa: okbvodafone albania


Ju sugjerojmë

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

15 Janar, 2026 10:55 pm
Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
-U tha në Opinion

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

15 Janar, 2026 10:12 pm
Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
-U tha në Opinion

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

15 Janar, 2026 9:54 pm
“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
-U tha në Opinion

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

15 Janar, 2026 9:38 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

NYT: Netanyahu i kërkoi Trumpit të shtyjë planet për të sulmuar Iranin

15 Janar, 2026 9:10 pm
Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit
Bota

Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit

15 Janar, 2026 8:01 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Kushtetuesja: Arresti i shtëpisë për Berishën, i tejzgjatur

15 Janar, 2026 7:31 pm
Rregulli i ri për taksat e makinave
Aktualitet

Rregulli i ri për taksat e makinave

15 Janar, 2026 6:36 pm
Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

15 Janar, 2026 6:02 pm
Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor
Te Fundit

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor

15 Janar, 2026 5:57 pm
Para
Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi 11 nëntor, shenjat më me fat

Erë e fuqishme, shi dhe dëborë, si parashikohet moti ditën e sotme

Erë e fuqishme, shi dhe dëborë, si parashikohet moti ditën e sotme

Sot Kuvendi Kombëtar i Berishës, mjete të FSHN e autobote me ujë në “Air Albania”

Sot Kuvendi Kombëtar i Berishës, mjete të FSHN e autobote me ujë në "Air Albania"
















TE FUNDIT

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
15 Janar, 2026

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për raportet e SHBA me SPAK në vendin tonë. Hoxha u shpreh...

Lexo më shumë

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
15 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion”, eksperti i sigurisë Albatros Rexhaj ka folur në lidhje me ndikimin e politikës amerikane në vendin tonë...

Lexo më shumë

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
15 Janar, 2026

Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e Departamentit të...

Lexo më shumë

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
15 Janar, 2026

Këtë 15 janar bëhen 27 vjet nga dita kur trupat paramilitare serbe së bashku me forcat speciale serbe kryen një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com