Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhupa ngre alarmin për shpopullimin: 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës

2022/09/12 at 11:00 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhupa ngre alarmin për shpopullimin: 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës

Deputetja  e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në këtë fillim viti të ri shkollor ka deklaruar se janë 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës në 15 vjet.

Përmes një postimi në “Facebook”, Zhupa tha se kjo shifër alarmante tregon qartë shpopullimin e Shqipërisë duke ia lënë fajin keqeverisjes së kryeministrit Rama.

Ndërsa rendit disa nga problematikat me të cilat përballet arsimi sot në vendin tonë, Zhupa tha se mungesa e investimeve në këtë drejtim ka bërë që problemet të jenë më të thella se ato të 15 viteve më parë.

“Vit të mbarë shkollor nxënës dhe mësues!
Fatkeqësisht 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës në 15 vjet.

Shifër alarmante që tregon qartë shpopullimin e Shqipërisë nga keqqeverisja.
Por edhe pse nxënës më pak, mungesa e vullnetit politik për t’i çuar paratë dhe investimet te arsimi ka bërë që problemet të jenë edhe më të thella se 15 vite më parë.
Nga premtimet me klasa dixhitale edhe me 4 milion euro të harxhuara kemi kaluar te librat e përdorur dhe kërcënimet për fëmijët. Librat e përdorur janë larg të qenit tekste nga të cilat fëmija mund të mësojë edhe të zhvillohet. Tallja me tekste falas vazhdon në ERTV.
Klasat kolektive vazhdojnë edhe pse duhet të ishte realitet i tejkaluar në 2022.
Në mes të Tiranës ende zhvillohet mësim me turne.
Mungesa e internetit në më shumë se 50% të shkollave rurale (sipas Bankës Botërore vetëm 47% e shkollave rurale kanë akses në internet.
Mungesa së bazës mësimore në kabinete, laboratore në shkollat e Shqipërisë.
Mungesa e ujit të rrjedhshëm në shkolla, edhe në zonat rurale mungesë e ngrohjes dhe ftohjes së klasave.
Rrogat e mësuesve janë tregues i qartë se si ka dështuar edhe me arsimin kjo qeverisje. Nga viti 2013 deri tani, duke llogaritur edhe inflacionin, rritjen e çmimeve çdo vit, pothuajse nuk ka rritje reale të pagave me Edi Ramën.
Këto janë vetëm disa nga problemet që përballet arsimi sot. Një qeveri që nuk kujdeset për arsimin, është qeveri antishqiptare. E ardhmja është në rrezik! #Shqipërianërrezik”, shkruan Zhupa./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Para
Rama: Në fund të klasës së 9-të, fëmija të ketë aftësitë e një koduesi të mirëfilltë

Rama: Në fund të klasës së 9-të, fëmija të ketë aftësitë e një koduesi të mirëfilltë

Sulmi kibernetik/DASH: Do punojmë me Shqipërinë për të forcuar mbrojtjen kibernetike

Sulmi kibernetik/DASH: Do punojmë me Shqipërinë për të forcuar mbrojtjen kibernetike

Ilir Toska zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Ilir Toska zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese

TE FUNDIT

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
8 Qershor, 2025

Kreu i Partisë  Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, e cila sipas kryedemokratit lidhet me...

Lexo më shumë

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
8 Qershor, 2025

Ministri i Inteligjencës së Iranit ka deklaruar se së shpejti do të bëhet publike një sasi e madhe dokumentesh sekrete...

Lexo më shumë

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
8 Qershor, 2025

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot gjallëri, fshati piktoresk Godolesh, i vendosur mes kodrave të gjelbra të Elbasanit, hapi...

Lexo më shumë

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
8 Qershor, 2025

“Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com