Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhupa lexoi akuzën e SPAK/ Rama: Kujt ja ngre gishtin duke më recituar një akuzë?

2022/02/23 at 9:47 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhupa lexoi akuzën e SPAK/ Rama: Kujt ja ngre gishtin duke më recituar një akuzë?

Debate të forta ka patur në Komisionin Hetimor për Inceneratorët mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së PD, Ina Zhupa.

Zhupa lexoi akt –akuzën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit, Lefter Koka dhe kaq mjaftoi që situata të agravonte dhe kryeministri Edi Rama të refuzonte t’i u përgjigjej pyetjeve të deputetes demokrate në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Pjesë nga debati

Ina Zhupa: Do ju lexoj njoftim të bërë nga SPAK; Nga hetimet e kryera është provuar se në procedurën e dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës, nuk janë kryer të plota veprimet përgatitore për dhënien e koncesionet në kundërshtim me ligjin për koncesionet si edhe në kundërshtim me nene të tjera. Nga hetimet është provuar se nuk është zbatuar procedura e rregullt ligjore për dhënien e koncesionit në kundërshtim me nenin 22.

Nëse nga kontrata është dëmtuar interesi i shtetit, ju a keni përgjegjësi që keni vënë firmën?
Edi Rama: Ju shkelët ligjin nga fillimi deri në fund për komisionin hetimor, bëtë një recitim. Ju keni kaq kohë që na thoni organizatë e strukturuar kriminale. Tani unë ju them se ju po shkelni ligjin duke na ngritur akuza penale, duke ushtruar edhe presion ndaj institucioneve të drejtësisë. Mbylle mikrofonin kur flas unë. Mbylle! Recitove akuzën e SPAK-ut, bëre akuzë penale, influencove hetimin. SPAK-u nuk është Vatikani, dhe akuzat e tij nuk janë bibla. Ajo është një akuzë që ka një proces do shkojë në gjykatë do u jepet fjala palëve. Deri në atë moment nuk keni asnjë të drejtë të recitoni akuzat e SPAK-ut. Akuzat e prokurorëve nuk janë as bibël as kuran dhe nuk merren si referencë. Ti kujt ja ngre gishtin duke më recituar një akuzë? Ule gishtin. Ajo është një akuzë që ka rrugën e vetë dhe nuk është as në tagrin tuaj dhe as në tagrin e njerëzve tuaj. Ju do kishit bërë mirë sot që të bëni më shumë përpjekje të jeni pak më të palagur nga akuza e 430 milionëve.

 Edi Rama: Zonja Zhupa e humbët mundësinë të komunikoni me mua. Kaq kisha me ju. E humbët që të keni nderin që unë të përgjigjem.

Ina Zhupa: Nëse ju besoni që një kryeministër nuk ka asnjë përgjegjësi i bie që asnjë kryeministër të mos akuzohet për korrupsion. Kryeministri nuk firmos vendim personal.

Edi Rama: Zonja Zhupa e humbët mundësinë që të keni nderin që unë të komunikoj me ju.

Ina Zhupa: A keni marrë ndonjë vendimmarrje pasi është arrestuar zoti Koka se çfarë po bëhet me koncesionet.

Edi Rama: Ju do bëni karrierë në partinë ku jeni pasi nuk keni asnjë lidhje me turpin kur formuloni recitimet tuaja. Duhet të kesh humbur…

Jorida Tabaku: Nuk më duket normale të flasësh ashtu me një deputete. Nuk më duket normale zoti Rama.

Edi Rama: Mua jo nuk më duket normale. Por mua më duket e neveritshme që pas gjithë kësaj maratone dhe atyre debateve që bëmë bashkë. Ju jeni kryetare komisioni. Tani në fund fare kjo bën një recitim sikur është në një botë tjetër. Ju do bëni karrierë sepse aty sa më shumë të recitosh nën shembullin e atij kryetarit vulëhumbur, këtë karrierë do e bësh derisa të kesh atë kryetar.

Ju sugjerojmë

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

17 Tetor, 2025 10:29 pm
Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
Bota

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

17 Tetor, 2025 10:00 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

17 Tetor, 2025 9:33 pm
Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
Bota

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

17 Tetor, 2025 8:56 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin paralajmëron SHBA/ Kreu i Kremlinit: Mos i jepni raketa “Tomahawk” Ukrainës

17 Tetor, 2025 8:16 pm
Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

17 Tetor, 2025 7:46 pm
UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër
Kryesore

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

17 Tetor, 2025 7:38 pm
Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian
Bota

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian

17 Tetor, 2025 7:01 pm
Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së
Aktualitet

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

17 Tetor, 2025 6:35 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”!

Ndiqni live emisionin “Opinion”!

Dëshmoi Rama/ PD: Çfarë u vërtetua nga Komisioni Hetimor

Dëshmoi Rama/ PD: Çfarë u vërtetua nga Komisioni Hetimor

10 orë dëshmi në komisionin hetimor, Rama: Narrativë e ulët që në fund u zbardh

10 orë dëshmi në komisionin hetimor, Rama: Narrativë e ulët që në fund u zbardh

TE FUNDIT

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
17 Tetor, 2025

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se i ka hequr nga lista e sanksioneve katër aleatë të ish-presidentit të...

Lexo më shumë

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
17 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar se Ukraina mund t'i ofrojë SHBA-së "mijëra dronë" nëse Uashingtoni i lejon asaj të...

Lexo më shumë

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
17 Tetor, 2025

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me disa ‘spekulime’ se nga zyrat e PD ka dalë një urdhër për bojkotimin e...

Lexo më shumë

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
17 Tetor, 2025

Gjermania kishte kërkuar ekstradimin e një ukrainasi të dyshuar për përfshirje në sabotimin e tubacioneve Nord Stream në vitin 2022....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com