Kryesore

Zhupa akuzon qeverinë: Dëme të parikuperueshme më trashëgiminë kulturore në Shkodër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:50 - 30/10/22 |
Opi Nion

Deputetja Ina Zhupa ka akuzuar qeverinë për shkatërrim të elementëve të trashëgimisë kulturore në restaurimin që po kryhet tek Kafja e Madhe dhe Gjuhadoli në Shkodër. Duke rikujtuar edhe Butrintin, Zhupa shprehet se përgjegjës janë kryeministri Rama dhe Ministrja e Kulturës Margariti.

Postimi i deputetes Zhupa  

Masakra që Edi Rama dhe ministresha e tij koncensionare Margariti i bëjnë trashëgimisë kulturore vazhdon! Edhe kur “restaurojnë” në fakt shkatërrojnë.

Restaurimi i Ansamblit historik në Shkodër njohur “Gjuhadol’ dhe “Kafja e Madhe” ka shkaktuar dëme të parikuperueshme për vlerat e tyre historike e trashëgimisë kulturore.

Për këto dëmtime, në 28 tetor, KLSH ka referuar në prokurori kallëzim penal sipas nenit 160 për shkatërrim të veprave kulturore, krim i cili dënohet me gjobë deri në 8 vite burg.

Shkodra meritonte një restaurim të denjë që respektonte vlerat historike të saj. Po vrasësit e Teatrit dhe shitesit e Butrintit nuk kishin si të zbatonin ligjin.

 

 

Pas