Aktualitet

Zhdukja e shefit të anti-drogës, mediat: U largua nga Shqipëria në SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:57 - 04/06/21 |
Opi Nion

Detaje të reja janë publikuar në mediat serbe lidhur me zhdukjen e shefit të anti-drogës së Ulqinit, Rudolf Elezoviç, ku thuhet se është arratisur në Shqipëri me dokumente të rreme, nga ku dyshohet është larguar drejt SHBA-ve.

Sipas mediave serbe Elezoviç nuk ka kaluar në asnjë nga pikat kufitare pasi dokumentet e tij të identifikimit u gjetën në banesë, duke çuar në mundësinë e arratisjes përmes rrugëve të paligjshme që përdoren zakonisht për kontrabandë. Ai është larguar pas zbuloi se u pikas për lidhjet e tij me trafikantët e drogës.

Sipas burimeve të Dnevni novini  Rudolf Elezoviç ka kërkuar ndihmë nga anëtarët e organizatës kriminale në Shqipëri, të cilët i kanë siguruar dokumente të rreme për t’u arratisur.

Më tej mediat serbe shkruajnë se Elezoviç dyshohet se ishte përmendur nga të dyshuarit e arrestuar në operacionin “Kurthi” si personi që u dha atyre informacion në lidhje me lëvizjen e policisë.

Pas atyre deklaratave, hetuesit filluan të kontrollonin nëse këto pretendime ishin të vërteta, megjithatë, Elezoviç u zhduk pasi mori një raport se ai ishte zbuluar.

Kanë qenë familjarët të cilët raportuan në polici për humbjen e Elezoviç. Në telefonatën e fundit ai u tha atyre se ndodhej në kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi./Opinion.al

Pas