Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhdukja e Martinajt, Hoxha:Pa kufomë do përfundojmë, kundërshtarët formuan aleancën që…

2022/11/19 at 4:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kontrollet për Martinajn në Shijak/Hoxha:Telenovela po bëhet nga politika,mbrapa është…

Gazetari i Kronikës së zezë, Artan Hoxha ka dhënë detaje për ecurinë e hetimeve, lidhur me çështjen e zhdukjes së mbretit të basteve, Ervis Martinaj.


Në një intervistë në news 24, Hoxha ka thënë se sipas rrethanave dhe hetimeve nuk kemi të bëjmë me një sajesë, por me një ngjarje kriminale dhe dyshimi kryesor është se është eliminuar nga kundërshtarët e tij. Sipas Artan Hoxhës, tre ditë më parë ka pasur tentativa për të mbledhur informacion.

Po ashtu Hoxha thekson se kundërshtarët e Ervis Martinajt formuan një aleancë që ai e ka quajtur sindikata e re e krimit në Shqipëri për të eleminuar Martinajn.

“Në fakt kjo historia e inceneratorëve duket sikur e sfumoi pak, e nxori pak nga skena. Ervis Martinaj i ka ndërprerë kontaktet me njerëzit e vet, që kontaktonte vazhdimisht. Kur them kontaktonte, ai kontaktonte çdo dy orë, nëpërmjet telefonit, nëpërmjet programeve të kriptuara me njerëzit e vet. Në datën 9 gusht, pra nga mbrëmja e 9 gushtit deri sot, kanë kaluar më shumë se 3 muaj, kryeministri nuk ka folur më, policia nuk ka folur më, pra u bënë gati dy muaj nga momenti kur thanë që ne kemi një përgjigje, por na duhen dhe ca prova të tjera. Hetimet kanë vazhduar, pista kryesore ku po hetohet sot është pista…unë e kam nxjerrë më 22 gusht, që Ervis Martinaj është rrëmbyer dhe nga ai moment ka humbur çdo kontakt i tij. Dyshohet që është rrëmbyer, kjo është gjë që po hetohet, është tjetër gjë çfarë di unë. Nga ai moment që është rrëmbyer nuk ka më asnjë lloj kontakti. Dyshimi kryesor është që ai të jetë eliminuar nga kundërshtarët e tij.

Kundërshtarët e tij si asnjëherë tjetër formuan një aleancë që unë e kam quajtur sindikata e re e krimit në Shqipëri, janë të paktën 6 grupe kryesore në vend, e kam quajtur dhe Los Pepes për shkak të tolerancës që kam vërejtur nga agjencitë e zbatimit të ligjit për shkak të ngjarjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në zonën e Lezhës dhe Fushë-Krujës në atë kohë. Kemi më 17 korrik atentatin ndaj Brilant Martinajt në urën e Fushë-Krujës, në datën 22 korrik atentatin ndaj Ylli Ibrahimit dhe më 9 gusht, zhdukja e Ervis Martinajt. Minimalisht deri sot duhet të kishim një përgjigje. Familjarët duhet të kishin një përgjigje. Ervis Martinaj ka lënë bashkëshorten, 3 vajza dhe një djalë. Duhet të ketë një përgjigje për ta sepse duke u përpjekur që ngjarja të sfumohet në këtë formë, duke u përpjekur të anashkalohet nuk e ndihmon hetimin. Një nga tentativat për të mbledhur informacion për këtë ngjarje ka ndodhur para 3 ditësh, shpresoj të kenë gjetur ndonjë gjë. Por deri tani jemi larg faktit që të ketë një përgjigje përfundimtare, saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Dihet kush e shoqëronte Ervis Martinajn, dihet ku ka qenë dhe aty janë ndërprerë kontaktet për më tej. Sigurisht tani është bërë e vështirë. Pa kufomë do të përfundojmë si në rastin e Jan Prengës, ku në burg mbeti bahçevani, kemi që te Remzi Hoxha në 1995, kemi rastin e Eduart Belegut në 2011. Pra, në ngjarjet pa kufomë hetimet janë shumë të vështira për të ecur më tej. Por duke pasur parasysh se çfarë përfaqësonte Ervis Martinaj, rëndësinë që ka pasur ai në dekadën e fundit, faktin që ai ishte operatori më i madh në industrinë e lojërave të fatit; ishte një operator shumë i rëndësishëm në industrinë e fajdeve, plus kishte dhe biznese të tjera, duhet që ky hetim të ishte shumë i shpejtë dhe të kishte dhënë rezultate dhe të na çonte drejt një konkluzioni dhe të fashitej pikëpyetja nëse është eliminuar fizikisht apo është e sajuar. Të gjitha rrethanat e deritanishme, hetimet kanë anuar me bindje deri tashmë që kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale, pra nuk kemi të bëjmë me një sajesë për të humbur gjurmët, për t’u fshehur, të presë momentin dhe të kthehet kur kundërshtarët e tij të mos e presin dhe të godasë”, deklaroi Artan Hoxha.

 



Ju sugjerojmë

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët
Bota

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

3 Korrik, 2025 6:09 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

3 Korrik, 2025 6:01 pm
Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata
Aktualitet

Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata

3 Korrik, 2025 5:50 pm
Emri/Shpërdoroi detyrën, Gjykata jep vendimin për kreun e IMT-së Tiranë
Aktualitet

Flasin dëshmitarët e dosjes 5D/ Japin shpjegime për lidhjet me Mariglen Qaton

3 Korrik, 2025 5:45 pm
Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat
Aktualitet

Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat

3 Korrik, 2025 5:21 pm
Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri

3 Korrik, 2025 5:18 pm
“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt
Aktualitet

“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt

3 Korrik, 2025 5:10 pm
Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet
Rajoni

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet

3 Korrik, 2025 4:54 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Automjeti del nga rruga, lëndohen dy persona

3 Korrik, 2025 4:41 pm
Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve
Aktualitet

Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve

3 Korrik, 2025 4:38 pm
Para
COVID-19 në Shqipëri/ 43 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

COVID-19 në Shqipëri/ 13 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Për bujqësinë, bashkëpunim me Gjermaninë,Krifca:Program tjetër në fillim të vitit që vjen

Për bujqësinë, bashkëpunim me Gjermaninë,Krifca:Program tjetër në fillim të vitit që vjen

Tubacioni i gazit shpërthen në Rusi, shkakton zjarr masiv

Tubacioni i gazit shpërthen në Rusi, shkakton zjarr masiv
















TE FUNDIT

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët
3 Korrik, 2025

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, synon të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me talebanët radikalë islamikë në Afganistan për të lehtësuar dëbimin...

Lexo më shumë

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftuan se do të bisedojnë me telefon...

Lexo më shumë

Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata

Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata
3 Korrik, 2025

Bashkia e Elbasanit ka ndarë detaje të reja lidhur me zjarrin në landfillin e mbetjeve të këtij qarku, i cili...

Lexo më shumë

Flasin dëshmitarët e dosjes 5D/ Japin shpjegime për lidhjet me Mariglen Qaton

Emri/Shpërdoroi detyrën, Gjykata jep vendimin për kreun e IMT-së Tiranë
3 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur dëgjimin e dëshmive, për çështjen 5D. Para trupës gjykuese...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com