Gazetari investigativ Artan Hoxha foli për zhdukjen e mistershme të Ervis Martinajt, i cili kërkohet nga SPAK në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.
Në një intervistë të dhënë për Abc News, Hoxha tha se gjithçka nisi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili tha se Martianaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen.
Artan Hoxha tha se Ervis Martinaj ka qenë një nga personazhet me të rëndësishëm në botën e krimit në vend . Më tej shtoi se e Ervis Martinaj ka bërë një revolucion në botën e krimit të organizuar për shkak se ai bëri një kombinim të krimit, biznesit, dhe politikës. Sipas Hoxhës, Ervis Martinaj i vuri institucionet në shërbim të krimit të organizuar, pasi arriti të korruptonte figura të rangut të lartë.
“Ervis Martinaj, prishi kufijtë se ku fillonte biznesi dhe se ku mbaronte. Ishte personi që prishi kufijtë se ku fillonte politika dhe ku mbaronte. Krijoji infrastrukturë dhe evoluimin e botës së krimit në Shqipëri” tha Artan Hoxha./Opinion.al