Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish e dashura: I kam dhënë fund historisë, e kam harruar…

2023/03/23 at 5:39 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhdukja e Ervis Martinajt, ish e dashura: I kam dhënë fund historisë, e kam harruar…

Ish e dashura e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, Sadete Kokomani e njohur si ‘Deta’ mohon lidhjen me zhdukjen e tij.

Në një komunikim për Report Tv  tha se ka muaj që i ka dhënë fund historisë me të dhe e ka harruar, ndaj shprehet se fjalët e saj janë përdorur nga persona të tjerë.

Sipas Deta Kokomanit, jeta e saj vazhdon ndërsa shton se nuk ka aspak interes lidhur me fatin e Ervis Martinajt, ish bosi i lojërave të fatit që dyshohet se u pa para se të zhdukej në ambientet e një hoteli me ish-Misin. Referuar fjalëve që kanë qarkulluar në media se Ervis Martinaj shoqërohej me një vajzë tjetër dhe jo me të kur u zhduk, Deta Kokomani thotë se fjalët i janë përdorur.

“Kanë dalë online, unë s’kam dhënë intervistë, thjesht janë përdorur fjalët e mia nëpërmjet personave të tjerë. S’i kam thënë unë ato fjalë drejtpërdrejt, kupton?! Ky muhabet ka marrë përmasa shumë të mëdha kështu që nuk dua ta zgjas. Unë s’kam lidhje me zhdukjen e personit, fare. Unë i kam dhënë fund asaj historie dhe kaq. Kam jetën time. Është temë që unë e kam harruar, ka me muaj dhe thjesht mediat po e shfrytëzojnë tani për përfitimet e veta dhe unë s’dua fare.”, tha Deta Kokomani në emisionin ‘Pa Gjurmë’.

Takimi me Sadete Kokomanin

Ish-Miss Shqipëria, Sadete Kokomani, 22 vjeçe, në datën 7 gusht rreth orës 17:00 është nisur me taksi nga Durrësi për në Tiranë pasi kishte komunikuar me Ervis Martinajn nëpërmjet aplikacionit ‘Telegram’ për të parë një shtëpi që do e merrte me qira. Pasi ka parë shtëpinë 22 vjeçarja ka shkuar me taksi tek ‘Hygeia’ në Tiranë ku ka hipur tek një automjet me targa të huaja. Në automjet, Ervis Martinaj ishte i ulur në vendin e parë të pasagjerit ndërsa Jeton Lami, ish-agjenti i operacionales ishte në vendin e shoferit. Mësohet se në dëshminë e dhënë, përshkrimet që e reja dha mbi personin që shoqëronte Martinajn, i përshtaten Jeton Lamit.

22 vjeçarja është ulur në sedijen e pasme dhe më pas janë nisur nga Tirana drejt një hoteli në Durrës ku më pas Jeton Lami ka bërë rezervimin për Martinajn dhe të renë dhe më pas është larguar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.

Dëshmia e Sadete Kokomanit 

Ish-Missi ka shpjeguar se me Martinajn është njohur përmes rrjetit social Instagram në muajin Janar të vitit 2022. Deta Kokomani ka treguar se Ervisi ka pasur adresën me emrin “King Simba” dhe foto profili ka pasur një luan. Pas disa komunikimeve, për herë të parë është takuar me Ervisin në Durrës, në datë 07.01.2022, përpara hotel “Palace” në plazh. Ervisi kishte shkuar vetëm, me një automjet “BMW”, seria 7, targat e të cilit nuk i mban mend. Atë ditë është nisur bashkë me Ervisin me mjetin që përmendi më lart për në Tiranë, por duke qenë se kishte trafik rrugës janë kthyer dhe kanë shkuar tek “Arbëria Palace” në Fushë-Milot, ku kanë pirë kafe dhe më pas kanë shkuar për të ngrënë drekë në Patok, tek lokali i hallës së Ervisit, i cili ishte me shtëpiza të vogla dërrase. Pas këtij takimi kanë vijuar takimet normalisht me Ervisin.

Kush është Ervis Martinaj

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Shfaqja e fundit publike e Martinaj, daton të jetë më 9 gusht në Tiranë, në ambientet e një qendre tregtare pranë Zogut të Zi, vetëm disa ditë pasi ai ishte parë të lëvizte i lirë në Durrës. Pistat kryesore të hetimit mbeten ekzekutimi i tij ose inskenimi nga vetë ai sikur e kanë vrarë./ Shqiptarja.com


Ju sugjerojmë

Gjyqi ndaj ish-luftëtarëve të UÇK, caktohet kryeprokurorja e re në Hagë
Rajoni

Gjyqi ndaj ish-luftëtarëve të UÇK, caktohet kryeprokurorja e re në Hagë

2 Qershor, 2023 10:37 am
Flamur Noka shkon përsëri në SPAK
Kronikë

Flamur Noka shkon përsëri në SPAK

2 Qershor, 2023 10:26 am
Prodhonte mina me telekomandë dhe ua shiste grupeve kriminale në Lezhë,pranga 66-vjeçarit
Kronikë

Prodhonte mina me telekomandë dhe ua shiste grupeve kriminale në Lezhë,pranga 66-vjeçarit

2 Qershor, 2023 10:11 am
Rusia paralajmëron Japoninë: Sanksionet ndaj nesh do të kenë përgjigje
Bota

VIDEO/ Guxon politikani, kërkon largimin e Putinit në televizionin shtetëror rus

2 Qershor, 2023 9:59 am
Përmbytjet në Itali, Bashkia e Tiranës jep 100 mijë euro ndihmë
Aktualitet

Përmbytjet në Itali, Bashkia e Tiranës jep 100 mijë euro ndihmë

2 Qershor, 2023 9:49 am
Durrës/ Bie në kontakt me rrymën në kabinën elektrike, humb jetën një person
Kronikë

49-vjeçari qëllon me thikë vëllain e tij në Elbasan

2 Qershor, 2023 9:42 am
Protestat në Veri të Kosovës, serbët do të protestojnë edhe në një tjetër qytet
Rajoni

Protestat në Veri të Kosovës, serbët do të protestojnë edhe në një tjetër qytet

2 Qershor, 2023 9:17 am
Vrau shqiptarin në Itali/ Mister motivi, autori dhe viktima ishin fqinj në Lezhë
Kronikë

Vrau shqiptarin në Itali/ Mister motivi, autori dhe viktima ishin fqinj në Lezhë

2 Qershor, 2023 9:13 am
Rama publikon videon nga Spitali i ri: Investim që rrit standardet e kujdesit shëndetësor
Aktualitet

Rama publikon videon nga Spitali i ri: Investim që rrit standardet e kujdesit shëndetësor

2 Qershor, 2023 9:07 am
Protestat e serbëve në Veri “zhvendosen” në Kuvendin e Kosovës
Rajoni

Protestat e serbëve në Veri “zhvendosen” në Kuvendin e Kosovës

2 Qershor, 2023 8:56 am
Para
VIDEO/ Rama në Britani, takohet me Rishi Sunak

VIDEO/ Rama në Britani, takohet me Rishi Sunak

Lista Serbe tregon pse nuk merr pjesë në zgjedhje, Kurti akuzon Beogradin për ndërhyrje

Lista Serbe tregon pse nuk merr pjesë në zgjedhje, Kurti akuzon Beogradin për ndërhyrje

Berisha në Klos: “Rilindja”, një sekt brenda PS, ka në dorë të gjitha pushtetet

Berisha në Klos: "Rilindja", një sekt brenda PS, ka në dorë të gjitha pushtetet












TE FUNDIT

Gjyqi ndaj ish-luftëtarëve të UÇK, caktohet kryeprokurorja e re në Hagë

Gjyqi ndaj ish-luftëtarëve të UÇK, caktohet kryeprokurorja e re në Hagë
2 Qershor, 2023

Ish-prokurorja amerikane Kimberly West do të jetë kryeprokurorja e re në Dhomat e Specializuara në Hagë që trajton krimet e...

Lexo më shumë

Flamur Noka shkon përsëri në SPAK

Flamur Noka shkon përsëri në SPAK
2 Qershor, 2023

Zgjedhjet e 14 majit kanë çuar përsëri deputetin e PD, Flamur Noka në SPAK. Për herë të dytë brenda pak...

Lexo më shumë

Prodhonte mina me telekomandë dhe ua shiste grupeve kriminale në Lezhë,pranga 66-vjeçarit

Prodhonte mina me telekomandë dhe ua shiste grupeve kriminale në Lezhë,pranga 66-vjeçarit
2 Qershor, 2023

Një 66-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi në banesën e tij është gjetur një arsenal armësh. Gjithashtu, i...

Lexo më shumë

VIDEO/ Guxon politikani, kërkon largimin e Putinit në televizionin shtetëror rus

Rusia paralajmëron Japoninë: Sanksionet ndaj nesh do të kenë përgjigje
2 Qershor, 2023

Një sulm paimagjinueshëm ndaj presidentit Vladimir Putin ka shpërthyer në televizionin shtetëror rus, ku një politikan kërkoi largimin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com