Një shtetas shqiptar është raportuar i zhdukur prej disa ditësh në Greqi.
Kanë qenë vetë prindërit e tij të cilët i janë drejtuar policisë dhe kanë denoncuar zhdukjen e 27-vjeçarit. Sipas tyre, i riu kohët e fundit ka pasur probleme shëndetësore.
Shqiptari, rezident në Paranesti, Drama, ka humbur cdo kontakt me familjarët mëngjesin e së enjtes së javës së shkuar.
Sipas hetimeve paraprake, policia greke ka gjetur sinjalin e telefonit celular të tij në një zonë pranë detit në Nea Iraklitsa.
Identiteti i shqiptarit të zhdukur nuk është bërë me dije ende, raportojnë mediat greke.