Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhduket i dyshuari për trafikimin e 5 ton kanabis

2017/11/02 at 9:01 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhduket i dyshuari për trafikimin e 5 ton kanabis

Pak orë pasi Gjykata e Apelit në Vlorë riktheu masën arrest me burg për Rakip Arapaj, 58-vjeçarin e dyshuar si poseduesi i sasisë prej 5 ton hashash që u gjet në banesën e vëllait të tij të ndjerë në fshatin Llakatund të Vlorës, policia bëri me dije se nuk kishte mundur ta gjente të akuzuarin dhe se tani e kishte shpallur atë në kërkim.

Drejtues të Policisë së Vlorës i thanë BIRN se Arapaj, i cili nuk ka marrë pjesë në asnjë nga seancat në ngarkim të tij pasi sipas avokatit po i nënshtrohej një operacioni në sy, nuk u gjend në banesë.

Ai ishte arrestuar pas një operacioni antikanabis të policisë në Llakatund të Vlorës në 14 korrik të këtij viti. Prokuroria e akuzoi atë si pronar të 5.2 tonëve kanabis, nga 15 që u sekuestruan në total në fshat gjatë aksionit.

Por të shtatë personat që u arrestuan gjatë operacionit përfshi Arapaj, duke përdorur si alibi faktin që droga u gjet në shtëpi që nuk banoheshin, u liruan nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në rastin e Arapaj lirimi u argumentua nga gjykatësi Arqile Basho, më 10 tetor, me faktin se sipas tij prokuroria kishte shfaqur mungesë vullneti për të hetuar, ndërsa vendosi të zbuste masën e sigurimit, duke caktuar një garanci me vlerë 1 milion lekë dhe sekustrim pasaporte, duke iu referuar “gjendjes shëndetësore të rëndë dhe në faktin që në rezultatet e akteve të ekspertimit të realizuara (tërësisht), nuk kanë rezultuar gjurmë të personit nën hetim”.

Droga u gjet në shtëpinë e vëllait të vdekur të të akuzuarit, fëmijët e të cilit kanë kohë që nuk janë kthyer në Shqipëri, por Arapaj pretendoi se nuk e dinte kush e kishte vendosur drogën aty, megjithëse shtëpia e tij dhe ajo ku u gjet narkotiku kanë të njëjtin oborr dhe hyrje.

Raportimi i gjërë në media i zbutjes së masës së sigurisë të të akuzuarve se zotëronin tonelata drogë, u pasua nga një vendim të Inspektoriatit të KLD-së që njoftoi më 12 tetor se do kryente verifikimin e vendimit gjyqësor sa i përket ligjshmërisë së tij.

Ndërkohë Gjykata e Apelit në prishjen e vendimit të Shkallës së Parë thotë se gjeti që “rrethanat dhe nevojat e sigurisë nuk kishin ndryshuar”. Mbrojtja e të dyshuarit ndërkohë pretendon pafajësi. Ajo ka thënë se dosja në ngarkim të tij nuk ka asnjë provë dhe se koha hetimore prej tre muajsh ka kaluar.

Në një situatë të ngjashme u gjendën pak kohë më parë edhe organet e drejtësisë në Durrës. Pas prishjes prej Apelit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që i pati dhënë lirinë të arrestuarit me kërkesë të autoriteteve italiane Alket Hatia, policia nuk qe në gjendje ta riarrestonte. /Birn/

Etiketa: i dyshuaritrafikimin e 5 ton drogezhduket

Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës, evakuohen stafi dhe klientët

13 Shtator, 2025 8:45 pm
Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë
Bota

Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë

13 Shtator, 2025 8:40 pm
Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?
Bota

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

13 Shtator, 2025 7:40 pm
Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes
Bota

Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes

13 Shtator, 2025 7:31 pm
Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin
Bota

Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin

13 Shtator, 2025 7:01 pm
Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë
Rajoni

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

13 Shtator, 2025 6:01 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

13 Shtator, 2025 5:19 pm
Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake
Bota

Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake

13 Shtator, 2025 5:06 pm
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës

13 Shtator, 2025 4:43 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump kushte për NATO-n: Mos blini naftë ruse

13 Shtator, 2025 4:07 pm
Para
Video/ Grushta në foltore, një sopatë në dorë dhe fjalori i shfrenuar i Kryeministrit Rama

Video/ Grushta në foltore, një sopatë në dorë dhe fjalori i shfrenuar i Kryeministrit Rama

Video/ Debati për Ramën, ja çfarë ndodh me gazetarët në korridoret e TV Klan

Video/ Debati për Ramën, ja çfarë ndodh me gazetarët në korridoret e TV Klan

Marku: Rama acarohet vetëm atëherë kur media i prish propagandën

Marku: Rama acarohet vetëm atëherë kur media i prish propagandën

TE FUNDIT

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës, evakuohen stafi dhe klientët

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
13 Shtator, 2025

Një sasi lënde plasëse është gjetur sot në një hotel në Durrës. Mësohet se sasia e lëndës plasëse është konstatuar...

Lexo më shumë

Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë

Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë
13 Shtator, 2025

Kina do të hapë këtë muaj urën më të lartë në botë, Urën Huajiang. E vendosur 624 metra mbi tokë,...

Lexo më shumë

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?
13 Shtator, 2025

Ky është Avishkar Raut, vjeçari që është kthyer në një simbol i protestave anti-qeverotare në Nepal. Raut bën një jetë...

Lexo më shumë

Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes

Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes
13 Shtator, 2025

“Ushtria izraelite ka vrarë fëmijën Mohammed Ramez Al-Sultan, lojtar i Al-Hilal Sports Club, së bashku me 14 anëtarë të familjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com