Një avion me 65 persona në bord dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u zhduk pak pas ngritjes nga aeroporti i Mosodës në Domodedovo në Rusi.
Mediat ruse shkruajnë se avioni Antonov An-148 ishte nën përdorimin e kompanisë “Saratov Airlines”.
Sipas tyre, sqarohet se aeroplani u rrëzua jashtë fshatit Argunovo, në rajonin e Moskës,
Të njëtat burime theksojnë se ekuipazhi dhe pasagjerët nuk kishin shanse për mbijetesë.
Ministria e Emergjencave ruse tha se po verifikon raportet për rrëzimin e avionit jashtë Moskës.
Avioni u nis nga aeroporti i Domodedovos në Moskë dhe po shkonte për në Orsk, një qytet që ndodhet afër kufirit rus me Kazakistanin.