Kronikë

Zhduket 31 vjeçari në plazhin e Durrësit, dyshohet se është mbytur


               Publikuar në : 18:04 - 23/06/19 |
Al Do

Forcat e Policisë së Durrësit janë angazhuar për gjetjen e një të personi i cili dyshohet se mund të jetë mbytur në zonën e Currilave.

Bëhet fjalë për 31 vjeçarin, Donald Molla nga Skrapari i cili dyshohet se mund të jetë mbytur në det ndërsa kishte shkuar në plazh me shoqërinë e tij.

Ai ka humbur kontaktet me shokët që në mengjes kështu që ata njoftuan policinë lokale për të nisur kërkimet.

Për momentin policia ka përqendruar kërkimet në det dhe afërsi të bregut në zonënë ku mendohet të ketë qenë 31 vjeçari gjatë paradites. /Opinion.al

Pas