Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhduken prej 5 ditësh në Shkodër dajë e nip, dyshohet se janë marrë peng

2018/08/28 at 11:10 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Merret peng 25-vjeçari, mbahet 3 orë në pyllin e Divjakës

Dy burra, dajë e nip nga Shkodra janë zhdukur prej 5 ditësh dhe prej tyre nuk ka asnjë gjurmë. Ata janë Agron Mollaj, 47 vjeç nga fshati Dobraç dhe daja i tij Gëzim Hysaj, 56 vjeç, nga fshati Myselim i Postribës. Kanë qenë dy bashkëshortet e tyre që kanë denoncuar më 24 gusht në policinë e Shkodrës se burrat janë larguar nga banesa më 23 gusht dhe nuk janë kthyer më. “Balkanweb” ka siguruar komunikatën e brendshme të policisë ku është regjistruar kallëzimi.


“Më datë 24.8.2018 ora 12:00, shtetasja Merita Mollaj, e datëlindjes 29.02.1980, banuese në fshatin Dobraç, Bashkia Shkodër, me arsim 8 klasë, ka bërë kallëzim se më datë 23.08.2018, rreth orës 21:15 i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti i saj, Agron Cuf Mollaj, i datëlindjes 11.09.1971, me arsim 8 klasë. U bë shpallja në kërkim policor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, – thuhet në denoncimin e regjistruar për Agron Mollajn.

4 orë më pas ka qenë bashkëshortja e Gëzim Hysajt që ka denoncuar edhe ajo zhdukjen e 56-vjeçarit.

“Më datë 24.08.2018 ora 16:00, shtetasja Saimira Hysaj, e datëlindjes 02.10.1973, banuese në fshatin Myselim, Postrribë Bashkia Shkodër, me arsim 8 klasë, ka bërë kallëzim se më datë 23.08.2018, rreth orës 20:20, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti i saj Gëzim Taip Hysaj, i datëlindjes 08.05.1962, me arsim 12 klasë. U bë shpallja në kërkim policor. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, – thotë më tek komunikata e brendshme e policisë së Shkodrës.

Ndërkaq njoftimin e ka bërë edhe Policia e Shtetit në faqen e saj, duke u mjaftuar vetëm me inicialet e dy personave të zhdukur dhe duke e cilësuar si ‘largim nga banesa’.

Ndonëse në asnjë prej komunikatave nuk ngrihen dyshime për zhdukjen e papritur të dy burrave, burime konfidenciale pohojnë për “BW” se dyshohet se kemi të bëjmë me një pengmarrje. Këtij dyshimi i shtohet fakti që tashmë janë bërë 5 ditë nga zhdukja e dy burrave. Për më tepër ka dyshime se zhdukja e tyre ka lidhje me ngjarjet e fundit në Shkodër.

DENONCIMI I BERISHËS
Po sot në mbrëmje, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital dhe thotë se kemi të bëjmë me një pengmarrje, duke akuzuar policinë se fsheh ngjarjen.
STATUSI
Narkopolicia fsheh pengmarrjen! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje Doktor Në Shkodër dy persona janë marrë peng tash 1 javë dhe policia e Xhafës e mbajnë të fshehtë, personat e mbajtur peng që nuk dihet asnjë lajm për to janë Gon Molla dhe daja i tij Gëzim Hysaj. Të lutem anonim”

Etiketa: daje dhe nippengmarrjeshkoderzhduken prej 5 ditesh


Ju sugjerojmë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Kronikë

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt

5 Qershor, 2025 2:03 pm
Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…
Kronikë

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…

4 Qershor, 2025 1:20 pm
Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC

4 Qershor, 2025 12:28 pm
Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët
Kronikë

Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët

4 Qershor, 2025 11:11 am
Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
Kronikë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë

4 Qershor, 2025 9:40 am
Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona
Kronikë

Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona

4 Qershor, 2025 9:31 am
Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati
Kronikë

Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

4 Qershor, 2025 9:16 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

4 Qershor, 2025 8:32 am
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në Elbasan

3 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
Maqedonia nën ethet e referendumit

Maqedonia nën ethet e referendumit

Portugalia, modeli si zhvillohet një vend

Portugalia, modeli si zhvillohet një vend

Dymbëdhjetë ritualet e vogla që sjellin fat për të gjitha shenjat e horoskopit

Horoskopi, 29 Gusht 2018
















TE FUNDIT

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com