Sociale

Zhbllokohen doktoraturat, Shahini paralajmëron “Veting” për pedagogët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:42 - 14/01/20 |
Opi Nion

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në një dalje për mediat foli në lidhje me vendimet e fundit mbi arsimin e lartë, “paktin e Universitetit” si dhe për hapjen e programeve të ciklit të tretë.

Shahini tha para gazetarëve se mandatet e drejtuesve te universiteteve publike skadojnë në muajin maj dhe data e zgjedhjeve të reja për të gjitha strukturat publike do të jetë 8 Maj 2020.

Risia këtë vit sipas ministres është se kandidatët do të duhet të jenë persona me integritet të lartë akademik. Kjo do të thotë se nevojitet një verifikim i hollësishëm dhe profesional i dokumenteve e gradave shkencore të disponuara nga kandidatët për pedagogë.

Shahini deklaroi gjithashtu se qeveria ka blerë një platformë antiplagjiaturë për verifikim dhe vërtetim të dokumenteve, gradave dhe titujve edhe në gjuhën shqipe, e cila së shpejti pritet të zgjerohet edhe për disertacionet e studentëve.

Po ashtu, në fjalën e saj ministrja tha se Ministria e Arsimit rihap doktoraturat në universitete. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u kërkoi shkollave të larta të hartojnë rregulloret për ciklin e tretë të studimit dhe brenda 15 shkurtit të aplikojnë në ministri.

“Kemi mbyllur bazën ligjore që rregullon themelimin e programit të doktoraturave. Ligji për arsimin e lartë parasheh që programet e dokturaturës të ndodhin pranë një projekti kërkimor shkencor. Ndërkohë, me një urdhër të nxjerrë sot, kemi shpallur edhe datën e zgjedhjeve për të gjitha strukturat e reja drejtuese në universitetet publike. Data e zgjedhjeve është 8 maj 2020. Fushata nis më 9 prill, ndërsa universitetet janë të detyruar të publikojnë rregulloret e zgjedhjeve”, u shpreh ministrja Shahini./ Opinion.al

Pas