Si zgjidhet kriza politike? Kjo pyetje ka ndarë dhe analistët në studion e “Opinion”. Sipas tyre gjithçka do të varet nga ndërkombëtarët dhe mbështetja që opozita do të marrë nga populli.
Marku Marku: Kriza nuk zgjidhet kollaj, po vetëm me largimin e Ramës pa tepsinë.
Mustafa Nano: Rama do rrijë në këtë parlament deri në 2021. Ose do vazhdojë një situatë trazirash.
Robert Rakipllari: Do varet sa do e mbështesin opozitën qytetarët.
Afrim Krasniqi: Me shkallë në nivele dhe shumë të larta, krimi i SPAK do ndryshojë shumë gjëra në Shqipëri. Pres që SHBA t’ju heq vizën gjithë politikanëve të fortë, nëse kjo do ndodh atëherë partitë do ulen në tavolinë./ Opinion.al